Ciceron/ Kukullat japoneze në Galerinë e Artit Tiranë! Nga “Burri i Kështjellës” te “Gjyqet e diktaturës” ekspozitat në Tiranë e rrethe!

23 Janar, 15:26| Përditesimi: 23 Janar, 16:31

  • Share

Ekspozita “NINGYŌ: Arti dhe bukuria e kukullave japoneze” , e realizuar  në bashkëpunim me Teatrin e Kukullave dhe artisten Merita Selimi vijon e hapur në  Galerinë e Arteve Tiranë deri në 2 shkurt.

Shenjat, hapësira që zë, simbolikat që mbart një  “Gur” përtej të qenit substancë minerale e ngurtë, vijnë të trajtuara përmes një ekspozite të çelur në galerinë “Gurgur” në Petrelë. Me emra të talentuar të artit kontemporan, dhe e kuruar nga Edison Çeraj ekspozita pret vizitorët deri në 24 shkurt.

Gjashtë artistë të rinj prezantojnë punët e tyre në ekspozitën “Inner Space” nga Satellite Zone që qëndron e hapur në Gallery 70 në Tiranë deri në 11 shkurt.

Ekspozita fotografike e artistes Blerta Kambo “Burri i Kështjellës” pret vizitorët në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri deri në 14 shkurt.

“Gjyqet” e diktaturës në imazhet e fotografëve të Agjencisë Telegrafike Shqiptare, ekspozita e veçantë e kuruar nga Zef Paçi, Luçjan Bedeni dhe Lek M.Gjeloshi, qëndron e hapur edhe nesër në Muzeun Marubi në Shkodër.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?