'Ciceron'/ Ku të shkoni në fundjavë?! Aktivitetet e kulturës: Hyrja e lirë, talentet e reja me Adela Muçollarin në ‘Opera’! ‘Hirushja’ në Lice! Erseka me panaire të trashëgimisë!

30 Shtator 2023, 11:08| Përditesimi: 30 Shtator 2023, 12:44

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni këtë fundjavë  në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

 

1.            Të rinj të talentuar në balet, kanto, instrument e aktrim, performojnë sot në orën 18.00 në finalen e edicionit të dytë të projektit "We are all made of stars", të drejtuar nga solistja e parë e Baletit në TKOB,

2.            Teatri i Kukullave mban sot dhe nesër në orën 10.30 dhe 11.30 shfaqjen “Hirushja" në sallën “Tonin Harapi” pranë Liceut Artistik.  Përralla vjen me nota komike, në regjinë e Klajd Ymerit, ku vogëlushët argëtohen dhe përfshihen në lojën e aktorëve.

3.            Në kuadër të Javës Kulturore Kineze pianistja Xinyi Guo, performon nesër në orën 19.00 në Teatrin e Operas dhe Baletit.

4.            Me regji e koreografi të Semela Skënderasit mbahet sot në orën 10.30 në Teatrin Eksperimental shfaqja "Gjirafat s'vallëzojnë dot' me autor Giles Andreae, u mëson vogëlushve të luftojnë paragjykimet dhe të kërkojnë më të mirën nga vetja e të tjerët, pavarësisht dallimeve.

5.            Në kërkim të identitetit të tij njerëzor, ushtari "Vojcek" zhbirilon problemet që gërryejnë shoqërinë. Drama e Georg Büchner, me një kast të përzgjedhur aktorësh e regji të Kuniaki Ida-s, shfaqet sot e nesër në orën 20.00 në Teatrin Kombëtar në ArTurbina.

6.            Në sheshin "Rilindja" në Ersekë, mbahen sot në orën 17.00 disa panaire , ku ekspozohet trashëgimia kulturore por edhe kulinaria e traditës.Nën udhëheqjen e Aleks Xhelilit Qendra e Artit dhe e Kulturës "Fan Noli" përcjell për publikun meloditë tipike kolonjare.

7.            Mbahet sot në orën 19.00 në teatrin “Skampa” edicioni i tretë i “Pepe-porta e poezisë”, ku marrin pjesë 10 poetë të qytetit.

 

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?