Kiço Londo te ‘Eksperimentali’ me ‘Elektrën’ e Sofokliut! Shpëtim Kërçova tek Bazament Art Space me 'Vizitë e vonuar’

12 Shkurt, 11:47| Përditesimi: 13 Shkurt, 00:51

  • Share

Regjisori Kiço Londo vendos sot në orën 19.00 në skenën e teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë shfaqjen “Elektra” të Sofokliut.

Një udhëtim përmes imazheve bardhë e zi të prodhuara në Romë në vitin 1941 është çka ofron ekspozita “Vizitë e vonuar” e Shpëtim Kërçova, që vijon të jetë e hapur deri në 1 mars në galerinë “Bazament art space” në Tiranë.

Një diskutim mbi “Kujtesën kolektive” bën bashkë sot në orën 18.00 tek “Bunkeri” në Tiranë personazhe të artit, kulturës e historisë.

Qëndron e hapur deri në 24 shkurt në galerinë "NAAN" në Tiranë ekspozita personale "Përtej rrethit të konfuzionit" me punime të dekadës së fundit nga artisti Leonard Qylafi.

Ekspozita fotografike e artistes Blerta Kambo “Burri i Kështjellës” pret vizitorët në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri deri të mërkurën.

Ekspozita "Gur" me 5 artistë të artit pamor dhe e kuruar nga artisti Edison Çeraj vijon e hapur deri në 24 shkurt në galerinë "GurGur" në Petrel.

Qendra për Hapje dhe Dialog organizon sot në orën 11.00 në bibliotekën “Shevqet Musaraj” në Vlorë një takim me gazetaren Efrosina Papa, në kuadër të ciklit “Personazhe në fokus”.

Ekspozita “Muri” me punimet e artistëve pamorë në zë në edicionin e saj të pestë pret vizitorët deri në 20 shkurt në galerinë e arteve “Vilson Kilica” në Fier.

“Gjyqet” e diktaturës në imazhet e fotografëve të Agjencisë Telegrafike Shqiptare, ekspozita e veçantë e kuruar nga Zef Paçi, Luçjan Bedeni dhe Lek M.Gjeloshi, qëndron e hapur deri në 24 mars në Muzeun Marubi në Shkodër.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?