'Ciceron'/ ‘Flutura e majit’, Anila Kruti në Kryeministri! Mbrëmje me poezitë japoneze ‘Haiku’ në GAT! Ekspozita “Gur” në Petrelë

22 Janar, 11:11| Përditesimi: 22 Janar, 13:57

  • Share

Në vazhdë të takimeve të ciklit “Lexojmë autorët tanë” prezantohet sot në orën 11.00 në Qendrën për Hapje dhe Dialog libri “Flutura e majit” e Anila Krutit.

Në Galerinë e Artit Tiranë ku vijon të jetë e hapur deri në 2 shkurt ekspozita “NINGYŌ: Arti dhe bukuria e kukullave japoneze” mbahet sot në orën 18.00 një mbrëmje me poezi “Haiku”.

Shenjat, hapësira që zë, simbolikat që mbart një  “Gur” përtej të qenit substancë minerale e ngurtë, vijnë të trajtuara përmes një ekspozite të çelur në galerinë “Gurgur” në Petrelë. Me emra të talentuar të artit kontemporan, dhe e kuruar nga Edison Çeraj ekspozita pret vizitorët deri në 24 shkurt.

Gjashtë artistë të rinj prezantojnë punët e tyre në ekspozitën “Inner Space” nga Satellite Zone që qëndron e hapur në Gallery 70 në Tiranë deri në 11 shkurt.

Ekspozita fotografike e artistes Blerta Kambo “Burri i Kështjellës” pret vizitorët në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri deri në 14 shkurt.

“Gjyqet” e diktaturës në imazhet e fotografëve të Agjencisë Telegrafike Shqiptare, ekspozita e veçantë e kuruar nga Zef Paçi, Luçjan Bedeni dhe Lek M.Gjeloshi, qëndron e hapur në Muzeun Marubi në Shkodër deri në 24 janar.

 “Artistë të njohur dhe Berati, qyteti i shkëlqyer modern i Antipatreas shekullore” është kjo ekspozita e radhës e Galerisë Kombëtare të Arteve, që shpaloset deri në 22 janar në galerinë e arteve “Edward Lear” në Berat.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?