Ciceron/ Fausto Leali spektakël në Vlorë! ‘Derë e hapur’ e Papas & ‘Mozart’ tek ‘Artet’! Tribut për ‘U2’ te Tulla! Orkestra e RTSH koncert në Opera!

26 Janar, 10:42| Përditesimi: 26 Janar, 14:33

  • Share

 

1.     Shfaqet sot në orën 12.00 në sallën Black Boc të Universitetit të Arteve filmi ‘Derë e Hapur” me regji të Florenc Papas.

2.     Në prag të datëlindjes së kompozitorit të njohur të periudhës klasike do të performohet sot në orën 12.00 në hollin e Universitetit të Arteve koncerti "Mozart".

3.     Qendra Kulturore "Tulla" organizon këtë mbrëmje në orën 21.00 një koncert tribut për grupin e muzikës 'rock' "U2".

4.     Shfaqet sot në orën 19.00 në qendrën komunitare "Urban House" në Tiranë dokumentari "Luma", ku publiku përmes imazheve filmike do të përshkojë një udhëtim në Luginën e Valbonës.

5.     Orkestra e Radio Televizionit Shqiptar, nën dirigjimin e Gridi Krajës dhe pjesëmarrjen e pianistit Kostandin Tashko jetëson sot në orën 19.00 në Teatrin e Operas një koncert me Vallen simfonike nr.2, premierë e Ndriçim Shanit dhe pjesë të huaja.

6.     Teatri Eksperimental mban nga sot deri të dielën në orën 10.30 shfaqjen për fëmijë "Gjyshja ime perfekte" me regji dhe tekst të Endri Çelës.

7.     Kantautori i njohur italian Fausto Leali ngjitet sot në orën n19.00 në skenën e teatrit "Petro Marko" në vlorë, ku do të mbajë një koncert me hitet e tij

8.     Autoriteti i Dosjeve dhe Klubi i librit organizojnë sot në orën 13.00 në bibliotekën "Thimi Mitko" në Korçë aktivitetin "Mësojmë mbi të shkuarën".

9.     Akti i pikturimit dhe hapësira ku ngjizet janë subjekt i punimeve të Dea Tilit në ekspozitën "Hapat" që pret vizitorët në galerinë "Fab" në Tiranë deri në 2 shkurt.

10.  Drama “Nëna” e Florian Zeller me regji të Mehmet Xhelilit vijon të shfaqet çdo mbrëmje deri të dielën në orën 19.00 në skenën e Teatrit Eksperimental.

 

A.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?