Ciceron/ Dita e Kujtesës, vepra e Levit në Metropol! Ekspertët diskutojnë për ‘Rijetëzimin e qytetit’ në Kryeministri! Drama ‘Nëna’ tek ‘Eksperimentali’!

25 Janar, 11:10| Përditesimi: 25 Janar, 13:08

  • Share

Në vazhdë të nismës “Open House Tirana Festival”, Fondi i Arkitekturës në Shqipëri diskuton sot në orën 18.00 në Bibliotekën e  Kryeministrisë temën “Rijetëzimi i qytetit”. Të pranishëm do të jenë ekspertë të njohur në fushën e arkitekturës.

Prezantohet sot në orën 11.00 në Bibliotekën Kombëtare botimi i revistës letrare  “Lichtungen”  kushtuar Lasgush Poradecit, si dhe një ekspozitë në nder të 125-vjetorit të lindjes së poetit. Ndërsa në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë mbahet në orën 12.00 aktiviteti “Itinerare letrare digjitale” me Lasgush Poradecin.

Me rastin e ditës së Kujtesës mbahet sot në orën 19.00 në teatrin “Metropol” në Tiranë shfaqja “Se questo e Levi” bazuar mbi veprën e Primo Levit nga shoqëria teatrore Fanny & Alexander dhe me regji të Luigi De Angelis.

Drama “Nëna” e Florian Zeller me regji të Mehmet Xhelilit, shfaqet nga sot deri të dielën në orën 19.00 në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, me pjesëmarrjen e Ema Andreas dhe një kasti të përzgjedhur aktorësh.

Sfidat e një artisti për një pozicion në shoqëri në përballjen e artit me komercializmin dhe profesionalizmin, është ky debati që hap Altin Basha me dramën "E kuqe" të John Logan që vijon sot në orën 19.00 në teatrin “Aleksandër Moisiu”.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?