Dita e Gjuhës Amtare, Gjovalin Shkurtaj si ‘Personazh’ në Kryeministri! Shënime video, Driant Zeneli tek ‘Agimi’! Ditët e Kujtesës, deri në 26 shkurt!

21 Shkurt, 11:05| Përditesimi: 21 Shkurt, 13:06

  • Share

1.     Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare mbahet sot në orën 14.00 në Qendrën për Hapje e Dialog në Kryeministri një bisedë me gjuhëtarin Gjovalin Shkurtaj si "Personazhi i radhës në fokus". Ndërsa në orën 18.00 në Muzeun Historik të Shkodrës organizohet një takim "in memoriam" për albanologun e dijetarin Jup Kastrati.

2.     Vijon deri në 23 shkurt në orën  19.00 në skenën e Teatrit Kombëtar komedia “Martesë me kushte” e Dario Fo me regji të Altin Bashës dhe interpretim të Olta Dakut dhe Gazmend Gjokës.

3.     Ekspozita fotografike “Vizitë e vonuar” e artistit Shpëtim Kërçova me imazhe bardhë e zi të prodhuara në Romën e ’41-shit, pret vizitorët deri në 1 mars në galerinë “Bazament art space” në Tiranë.

4.     Shfaqja “Elektra” e Sofokliut me regji të Kiço Londos dhe me një kast të përzgjedhur aktorësh mbahet edhe sot në orën 19.00 në skenën e Teatrit Eksperimental.

5.     Ekspozita personale “Introspeksion – Arsye për të qenë stoik përballë dhunës” nga artisti Toni Milaqi vijon e hapur deri në 5 mars në Galerinë e Artit Tiranë.

6.     Në kuadër të nismës "Shënime video" , Instituti Italian i Kulturës mban këtë mbrëmje në orën 18.00 një takim me artistin pamor Driant Zeneli që do të paraqesë filmin e tij "Këto ujëra të ëmbla të turbullta".

7.     Vijojnë sot prej orës 9.30 pranë 15-katëshit Ditët e Kujtesës, ku Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë organizon  pranë 15-Katëshit konferencën ndërkombëtare “Kujtimet e ardhshme – Ruajtja e Historisë pa dëshmitarë”.

8.     Qendra për Hapje dhe Dialog vijon sot në orën 12.00 në bibliotekën “Marin Barleti” në Shkodër ciklin e takimeve “Shprehur në vargje”, për vargun e Mjedës, muzikalitetin e Lahutës së Fishtës apo revoltën e Migjenit.

A.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?