'Ciceron'/ Baleti ‘Giselle’, nga sot në Opera! ‘Martesë me kushte’ në Teatrin Eksperimental! Vijon Festivali i Filmit për Fëmijë tek ‘Agimi’! (VIDEO)

5 Shkurt, 13:26| Përditesimi: 5 Shkurt, 13:55

  • Share

Nga sot, për tri net radhazi në orën 19.00 rivihet në skenën e Operas baleti “Giselle” me koreografi të Agron Aliaj dhe interpretim të solistëve, trupës së baletit dhe Orkestrës Simfonike të Teatrit.

Shfaqet sot dhe nesër në orën 19.00 në skenën e Teatrit Eksperimental në “ArTurbina” komedia “Martesë me kushte” me regji të Altin Bashës dhe interpretim të Olta Dakut dhe Gazmend Gjokës. 

Ekspozita fotografike "Burri i kështjellës" i Blerta Kambos qëndron e hapur në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri deri në 14 shkurt.

Vijon deri në 10 shkurt, çdo ditë nga ora10.00 në orën 18.00 në qendrën e artit “Agimi” në Tiranë Festivali Ndërkombëtar i Filmit për Fëmijë "AniFest 2024" i drejtuar nga Artan Maku.

Qëndron e hapur deri në 24 shkurt në galerinë "NAAN" në Tiranë ekspozita personale "Përtej rrethit të konfuzionit" me punime të dekadës së fundit nga artisti Leonard Qylafi.

Ekspozita "Gur" me 5 artistë të artit pamor dhe e kuruar nga artisti Edison Çeraj vijon e hapur deri në 24 shkurt në galerinë "GurGur" në Petrelë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?