‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot

3 Prill 2023, 12:54| Përditesimi: 3 Prill 2023, 13:27

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni gjatë fundjavës  në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1.            Pret vizitorët nga sot deri në 30 prill në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri ekspozita "Maestro Gjelosh Gjokaj", me 73 vepra të artistit të ndjerë nga Mali i Zi, të realizuara nga viti 1961 deri në 2013-ën.

2.            Në kuadër të 2 prillit, si dita ndërkombëtare e ndërgjegjësimit për autizmit, studenti Drini Sallaku çel sot në orën 11.00 ekspozitën e tij personale në Universitetin e Arteve.

3.            Mbahet sot në orën 11.00 në  Universitetin e Arteve masterclass-i "Jazz, traditë, këngë, kulturë" me Elina Dunin dhe Gent Rushin.

4.            Instituti Italian i Kulturës mban sot në orën 18.00 në COD, në Kryeministri takimin "Duke kujtuar Alessandro Leogranden" në nder të gazetarit që i dedikoi një pjesë të punës marrëdhënieve Shqipëri-Itali.

5.            Çelet sot në orën 18.30 në Galerinë e Artit "Nikolet Vasia" në Durrës ekspozita "Të vërtetat e Ingrit Xheraj". Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në 15 prill.

6.            Vijon sot në orën 19.00 në teatrin "Petro Marko" në Vlorë komedia britanike "Një dasmë e Hatashme" me autor Robin Haëdon e regji të Kiço Londos.

7.            Qëndron e hapur deri në 21 prill Galerinë e Arteve Shkodër ekspozita vetjake "Duartrokitje" e artistit Artan Draçini.

8.            Do të diskutohen sot në orën 18.00 në Pallatin e Kulturës “Aleksandër Moisiu” në Durrës librat “Për Mëmëdhenë” i Dashamir Uruçit dhe “Mitet” nga Agron Dalipaj.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?