‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot

30 Mars 2023, 13:16| Përditesimi: 30 Mars 2023, 13:44

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni gjatë fundjavës  në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1.            Premiera “Orfeu zbret në ferr” me autor Tennessee Ëilliams dhe regji të Nastazja Domaradzka shfaqet sot në orën 19.00 në Teatrin Kombëtar.

2.            Shtëpia Studio “Kadare” mbajti sot në orën 11.00 një takim mes artistësh dedikuar krijimitarisë së shkrimtarit Sadik Bekjo, në kuadër të 80-vjetorit të tij të lindjes.

3.            U mbajt sot në orën 11.00 në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit një konferencë mbi çmimin “Lumo Skëndo”, për veprën më të mirë në publicistikë dhe eseistikë për 2022

4.            Çelet sot në orën 19.00 në Bazament Art Space në Tiranë ekspozita “Silver Lining” me 6 artistë të huaj dhe vendas.

5.            Nisma e Institutit Italian të Kulturës 'Kinemaja e re italiane' vijon sot në orën 19.00 në kinema 'Millennium’ me filmin “Freaks Out” kandidat për çmimin “David di Donatello”.

6.            Vijon të qëndrojë e hapur deri në 4 prill në Galerinë e Artit “Jordan Misja” në Tiranë, ekspozita e përbashkët “Rrugës” e artistëve Emanuel Koko dhe Bertrand Shijaku.

7.            “Ditët e Filmit Malazez” vijojnë rrugëtimin kinematografik në kinema “Millenium” në Shkodër shfaqen sot, nga ora 17.00 dy produksionet "Rainboë” dhe “The black Pin”.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?