'Ciceron'/ Aktivitetet e kulturës sot:  ‘E kuqe e errët’, premierë tek ‘Eksperimentali’! 'E mërkura në Jazz' në Opera!

11 Tetor 2023, 12:15| Përditesimi: 11 Tetor 2023, 14:12

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1.            Mbahet sot në orën 20.00 në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, shfaqja premierë “E kuqe e errët” me regji të Mariel Brahimllarit  dhe koreografi e performancë të Semela Skënderasit.

2.            Vijon “E mërkura në jazz” në Teatrin Kombëtar të Operas. Mbahet sot në orën 20.00 koncerti instrumental “Jazz guitar masters”.

3.            Në kuadër të Javës Kulturore Amerikane shfaqet sot në orën 18.00 në Qendrën e Artit "Agimi" filmi "Night at the museum". Ndërsa nga ora 17.00 në orën 19.00 në American Corner në Tiranë mbahet 'Nata e Trivias" ku të rinj nga 15-18 vjeç zbulojnë fakte rreth historisë, kulturës, sportit e fushave të tjera për Amerikën.

4.            Në qendrën "Dua" në Tiranë mbahet sot në orën 18.30  një takim letrar me shkrimtarin Stefan Çapaliku.

5.            Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit mban sot deri në orën 17.00 forumin “Përballja me të shkuarën komuniste dhe politikat e kujtesës sot-ndërmjet kërkimit dhe politikë-bërjes”, me të ftuar studiues e figura diplomatike.

6.            Ekspozita personale e piktorit Gazmend Leka “Abel”,  pret vizitorët në galerinë “Fab” deri në 31 dhjetor.

7.            Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air” shfaqet sot në orën 20.00 në sallën Black Box në Universitetin e Arteve produksioni polak  “ EO” me regji të Jerzy Skolimowski.

 

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?