‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot

7 Qershor 2023, 11:23| Përditesimi: 7 Qershor 2023, 11:46

  • Share

Në kuadër të Javës Italiane mbahet sot në orën 21.00 në Qendrën Kulturore pranë Katedrales Ortodokse në Tiranë një koncert me muzikën e kantautorit Fabrizio De Andre, me këngëtaren Marsela Çibukaj.

Sofokliu vjen në ArTurbina në një version modern nga Jean Anouilh. Opera rock “Antigone” shfaqet sot në orën 20.30 në skenën e Teatrit Kombëtar.

Driant Zeneli rrëfen historinë e biologes Sabiha Kasimati, përmes ekspozitës laboratorike “Ujërat e turbullta” që çelet sot në orën 19.00 në qendrën “Agimi”.

Mbahet sot në orën 10.00 në Akademinë e Shkencave një konferencë për veprën e  “Jakov Xoxës” në kuadër të 100-vjetorit të tij të lindjes.

Programi i Bashkimit Evropian ‘Artivista Stafetë’, që mbështet të drejtat e grupeve vulnerabël mban sot një sërë aktivitetesh. Nga ora 18.00 në qendrën kulturore “Tulla” shfaqen disa projekte filmike.

Mbahet sot në orën 19.00 në hollin e Universitetit të Arteve një kocert nga studentët e pianos, të udhëhequr nga artistja Merita Tërshana.

Ekspozita me piktura e Endri Myrtajt "Veprime Mitike", pret vizitorët deri në 11 qershor në Muzeun Historik

Ekspozita me punime të studentëve të Ateliesë Monumentale në galerinë “Fab” qëndron e hapur deri në 11 qershor.

Vijon deri në 14 qershor në Galerinë e Artit Tiranë ekspozita “Urat” e piktorit Gjergj Meta.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?