‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot

21 Prill 2023, 11:13| Përditesimi: 21 Prill 2023, 11:18

  • Share

Mbahet sot në orën 17.00 në kinema “Millennium” ceremonia hapëse e Festivalit të Filmit Polak, që çel dyert me filmin "Këngë për dashurinë" nga Tomsz Chabowski.

Rikthehet nga sot, për tri net radhazi në orën 19.00 në skenën e Teatrit Kombëtar shfaqja “Orfeu zbret në ferr” me autor Tennessee Ëilliams dhe regji të Nastazja Domaradzka.

Shfaqja “Tre dimra” e autores Tena Stiviçiç dhe me regji të Rozi Kostanit vijon nga sot deri të dielën në orën 19.00 në Teatrin Metropol.

Qëndron e hapur deri në 25 prill në galerinë “Fab” ekspozita me studetentë të atelierit të Pikturës “Ajo që mbetet” me kurator Edmond Gjikopullin dhe Zef Pacin.

Vijon e hapur deri në 21 maj në Galeri 70 ekspozita “Simfonia e Talljes” me autor artistin Joni Kraja.

Pret vizitorët përgjatë gjithë muajit në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri ekspozita "Maestro Gjelosh Gjokaj", me 73 vepra të artistit të ndjerë nga Mali i Zi.

Ekspozita “The Curse of the Eye” e artistit Genti Korini do të qëndrojë e hapur deri në 7 maj në Hapësirën Bashkëkohore të Artit “Harabel”.

Vijon sot deri të dielën  në orën 19.00 në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës komedia “Borgjezi fisnik” e Molierit me regji të Driada Dervishit.

Çelet sot në orën 18.00 në Galerinë e Artit në Pogradec ekspozita personale e piktorit Anastas Kostandini "Qyteti si pikturë muzikë arkitekturë".

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?