‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot

20 Prill 2023, 10:51| Përditesimi: 20 Prill 2023, 11:43

  • Share

Mbahet sot në orën 19.00 në kinema Cineplexx premiera e filmit të restauruar “Gjeneral Gramafoni”.

Biblioteka Kombëtare çel sot në orën 11.00 ekspozitën “100-vjetori i lindjes së shkrimtarit Jakov Xoxa”.

Vijon nga sot në orën 19.00 për katër net radhazi në Teatrin Metropol shfaqja “Tre dimra” e autores Tena Stiviçiç dhe me regji të Rozi Kostanit.

Çelet sot në orën 11.00 në galerinë “Fab” ekspozita me studetentë të atelierit të Pikturës “Ajo që mbetet” me kurator Edmond Gjikopullin dhe Zef Pacin.

Mbahet sot në orën 12.00 në Universitetin e Arteve aktiviteti “Stina koncertore” me studentë violinistë.

Çelet sot në orën 17.00 në Galeri 70 ekspozita “Simfonia e Talljes” me autor artistin Joni Kraja.

Pret vizitorët përgjatë gjithë muajit në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri ekspozita "Maestro Gjelosh Gjokaj", me 73 vepra të artistit të ndjerë nga Mali i Zi.8.  Ekspozita “The Curse of the Eye” e artistit Genti Korini do të qëndrojë e hapur deri në 7 maj në Hapësirën Bashkëkohore të Artit “Harabel”.

Mbahet nga sot në orën 19.00 për katër net radhazi në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës komedia “Borgjezi fisnik” e Moilerit me regji të Driada Dervishit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?