‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot

19 Prill 2023, 10:58| Përditesimi: 19 Prill 2023, 11:34

  • Share

Albert Zholi dhe Sulejman Basha promovojnë sot në orën 11.00 në Muzeun Historik librin monografik “Todo Bojdani”.

Instituti Italian i Kulturës nis ciklin me takime “Me fjalë të tjera”. Sot në orën 18.00 në Europa House do të jetë e ftuar shkrimtarja Ornela Vorpsi, në bisedë me studiuesit Diana Kastrati dhe Fabio Rocchi.

Pret vizitorët përgjatë gjithë muajit në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri ekspozita "Maestro Gjelosh Gjokaj", me 73 vepra të artistit të ndjerë nga Mali i Zi.

Ekspozita “The Curse of the Eye” e artistit Genti Korini do të qëndrojë e hapur deri në 7 maj në Hapësirën Bashkëkohore të Artit “Harabel”.

Mbahet sot në orën 19.00 në teatrin “Skampa” në Elbasan një mbrëmje koreografike me danc bashkëkohor nga koreografi Artan Ibërshimi.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?