VIDEO/ ‘Ciceron’, aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot

18 Prill 2023, 13:15| Përditesimi: 18 Prill 2023, 13:22

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni gjatë fundjavës  në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1. Prezantohet sot në orën 18.00 pranë Bibliotekës së Institutit Italian të Kulturës libri “Çiao Shqipëria” i studiuesit arbëresh Vito Saracino.

2. Në praninë e përkthyeses Anxhela Lepuri dhe botuesit Ag Apolloni, do të diskutohet sot në orën 18.00 në Shtëpinë Studio Kadare për librin "6 personazhe në kërkim të autorit", të shkrimtarit Luigi Pirandello.

3. Mbahet sot në orën 16.30 në Institutin e Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit  një bashkëbisedim rreth “Krijimit të praktikave artistike dhe arkivore alternative” me të ftuar studiuesit Yi Gu dhe Tong Lam.

4. Asocacioni i Arkitektëve të Kosovës përmes një ekspozite prezanton sot në orën 18.00 në Muzeun Historik konceptet e restaurimit të zbatuara në trashëgiminë kulturore në Kosovë. Autori i ekspozitës Flamur Doli  përuron gjithashtu edhe dy monografi të tij studimore.

5. Mbahet sot në orën 13.00 në Fakultetin e Arkitekturës diskutimi “Libri dhe Biblioteka – faltore të dijes njerëzore në kohë” me praninë e studiuesit portugez José Luís de Saldanha.

6. Pret vizitorët deri në 30 prill në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri ekspozita "Maestro Gjelosh Gjokaj", me 73 vepra të artistit të ndjerë nga Mali i Zi.

7. Përkthyesja Ermira Godo prezanton sot në orën 10.30 në Bibliotekën e Universitetit “ALeksandër Moisiu” në Durrës librin  “Hygoi përballë Shekspirit”.

A.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?