‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot

15 Prill 2023, 17:26| Përditesimi: 15 Prill 2023, 17:33

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni gjatë fundjavës në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1.Valle për violinë, kaba për klarinetë, orkestrale për ccifteli e një sërë performancash të tjera vijnë sot në orën 20.00 nga Orkestra e Ansamblit në skenën e Teatrit të Operas.

2.Dita Ndërkombëtare e Cirkut celebrohet sot e nesër nga ora 9.00 deri në orën 21.00 me shfaqje, filma e muzikë në Qendrën Kulturore 'Kristal Center' në Tiranë.

3.Teatri i Kukullave pret vogëlushët sot e nesër në orën 10.30 dhe 11.30 në sallën Tonin Harapi për të ndjekur aventurat e Xho Patates në shfaqjen "Djali miliarder" me tekst e regji të Ina Morinës.

4.Shfaqja për fëmijë "Gurët magjikë" me autore Aurora Qazimin dhe regji të Klajdi Ymerit fton fëmijët sot e nesër në orën 11.00 të zbulojnë botën nënujore përmes rrugëtimit të Sarës e personazheve të tjerë të përrallës.

5.Në një qasje bashkëkohore, vijon sot e nesër në orën 19.00 në skenën e Teatrit Kombëtar shfaqja “Orfeu zbret në ferr” me autor Tennessee Ëilliams dhe regji të Nastazja Domaradzka.

6.Mbahet sot e në teatrin “Metropol” në orën 19.00 shfaqja “Tri Dimrat” e autores Tena Stiviçiç me regji të Rozi Kostanit.

7.E përshtatur për fëmijë "La Traviata” e Giuseppe Verdit me regji të Ada Gurras, mbahet sot në orën 11.00 në Teatrin e Operas.

8.Çifti Blerta dhe Jeton Neziraj, shfaqin nesër në orën 20.00 në teatrin "Eksperimental",  performancën teatrore "Projekti Handke" për nobelistin e qëndrimet e tij kontraverse, për fakte me peshë si luftërat në ish-Jugosllavi.

9.Mbahet sot në orën 18.00 në teatrin “Skampa” në Elbasan komedia “Nga e enjtja në të enjte” e Aldo Benedettit me regji të Milto Kutalit.

10.Shfaqja “Borgjezi fisnik” e Molierit mbahet nesër në orën 19.00 në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës me regji të Driada Dervishit.

A.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?