‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot

14 Prill 2023, 14:48| Përditesimi: 14 Prill 2023, 14:55

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni gjatë fundjavës  në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1.            Nis nga sot deri në datë 18 në Teatrin e Operas Masterclass-i Ndërkombëtar, Akademia Teatrale, me pjesëmarrjen e sopranos së njohur Ermonela Jaho.

2.            Mbahet sot në orën 20.00 në teatrin “Eksperimental” shfaqja “Gruaja e thyer” e Simone De Beauvoir, me regji të Endri Çelës dhe interpretim të Adriana Tolkës.

3.            Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit mban sot në orën 12.00 një aktivitet kushtuar 100-vjetorit të lindjes së shkrimtarit Jakov Xoxa.

4.            Vijon për tri net radhazi në orën 19.00 në skenën e Teatrit Kombëtar shfaqja “Orfeu zbret në ferr” me autor Tennessee Ëilliams dhe regji të Nastazja Domaradzka.

5.            Me regji të Ada Gurras, mbahet sot dhe nesër në orën 11.00 në Teatrin e Operas, “La Traviata” e Giuseppe Verdit përshtatur për fëmijë.

6.            Rikthehet në teatrin “Metropol” çdo mbrëmje deri të dielën në orën 19.00 shfaqja “Tri Dimrat” e autores Tena Stiviçiç me regji të Rozi Kostanit

7.            Bëhet sot në orën 11.00 në Akademinë e Shkencave prezantimi në CD i Sonatave për violinë dhe piano të Felice Lattuadas, të ekzekutuara nga Pirro Gjikondi dhe Eugenia Canale.

8.            Libri me novela "Viza Amerikane" e autorit Shefqet Meko promovohet sot ora 18.00 në hotel "Plaza", Tiranë.

9.            Shkrimtari, studiuesi dhe dramaturgu Stefan Çapaliku do të prezantojë veprën e tij letrare për lexuesit në Pallatin e Kulturës "Ibrahim Bërdaku" në Krujë, sot në orën 17.00.

10.          Libri "Qytetit të lindjes-Saranda" i studiuesit Josif Papagjoni promovohet  në Galerinë e Arteve në Sarandë sot ora 11.00.

11.          Mbahet sot në orën 18.00 në teatrin “Skampa” në Elbasan komedia “Nga e enjtja në të enjte” e Aldo Benedettit me regji të Milto Kutalit.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?