‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot

11 Prill 2023, 10:16| Përditesimi: 11 Prill 2023, 10:38

  • Share

Promovohet sot në orën 11.00 në Akademinë e Shkencave kolana me 8 vëllime "Ditari i tranzicionit ekonomik" me autor akademik Anastas Angjelin.

Në kuadër të nismës “Shqipëria lexon” Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit mban sot në orën 10.00 një takim me nxënësit e shkollës “Selim Alla”.

Pret vizitorët deri në 30 prill në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri ekspozita "Maestro Gjelosh Gjokaj", me 73 vepra të artistit të ndjerë nga Mali i Zi.

Në Galerinë e Artit Tiranë vijon e hapur deri në 14 prill ekspozita “Zgjomë përpara Rem” e artistes Eris Bushati.

Ekspozita “The Curse of the Eye” e artistit Genti Korini do të qëndrojë e hapur deri në 7 maj në Hapësirën Bashkëkohore të Artit “Harabel”.

Qëndron e hapur deri në 18 prill në galerinë "FAB" ekspozita "Opus Continuum" e skulptorit Kreshnik Xhiku e kuruar nga Ardian Kapo dhe Ermir Hoxha.

Shfaqet nesër dhe pasnesër në orën 20.00 në Teatrin e Operas baleti “Giselle” me koreografi të Giuseppe Picone dhe protagonistë Adela dhe Anxhelo Muçollarin dhe Ervis Koçekun.

Ekspozita personale e piktorit Bajram Mato do të presë vizitorët deri në 18 prill në Galerinë e Arteve Pamore "Vilson Kilica" në Fier.

Pianistja Lidia Cane mban nesër në orën 18.00 në teatrin “Byls” një koncert recital.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?