‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot

10 Prill 2023, 10:36| Përditesimi: 10 Prill 2023, 11:54

  • Share

Pret vizitorët deri në 30 prill në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri ekspozita "Maestro Gjelosh Gjokaj", me 73 vepra të artistit të ndjerë nga Mali i Zi.

Në Galerinë e Artit Tiranë vijon e hapur deri në 14 prill ekspozita “Zgjomë përpara Rem” e artistes Eris Bushati.

Ekspozita “The Curse of the Eye” e artistit Genti Korini do të qëndrojë e hapur deri në 7 maj në Hapesirën Bashkëkohore të Artit “Harabel”.

Qëndron e hapur deri në 18 prill në galerinë "FAB" ekspozita "Opus Continuum" e skulptorit Kreshnik Xhiku e kuruar nga Ardian Kapo dhe Ermir Hoxha.

Mbahet sot në orën 19.00 në Teatrin Migjeni një koncert premierë me pjesëmarrajen e Orkestrës Simfonike të Shkodrës dhe Korit Polifonik “Prenk Jakova”.

Ekspozita personale e piktorit Bajram Mato do të presë vizitorët deri në 18 prill në Galerinë e Arteve Pamore "Vilson Kilica" në Fier.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?