‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot

8 Prill 2023, 10:47| Përditesimi: 8 Prill 2023, 11:44

  • Share

Teatri i Kukullave shfaq sot dhe nesër në orën 10.30 dhe 11.30 në sallën “Tonin Harapi” në Liceun Artistik shfaqjen për fëmijë “Maçoku me çizme”, me regji të Paolo Comentale.

Mbahet sot dhe nesër në orën 19.00 në skenën e Teatrit Kombëtar shfaqja “Orfeu zbret në ferr” me autor Tennessee Williams dhe regji të Nastazja Domaradzka.

Homazhet në nderim të regjisorit Kristaq Mitro mbahen sot në Universitetin e Arteve nga ora 12.00 deri në orën 14.00. Mitro u shua në moshën 77-vjeçare, në datë 3 prill në Austri.

Premiera e shfaqjes "Stabat Mater" nën dirigjimin e Jacopo Sipari di Pescasseroli ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, sonte në orën 20.00.

Albanian Choral Tour mban dy koncerte "Duke kënduar në gjurmët e trashëgimisë", sonte në orën 15.00 në Muzeun "Onufri" në Berat dhe nesër në orën 18.00 në Liceun Artistik "Jordan Misja" në Tiranë.

Mbahet sot e nesër në orën 20.00 në teatrin “Eksperimental” shfaqja “Gruaja e thyer” e Simone De Beauvoir, me regji të Endri Çelës dhe interpretim të Adriana Tolkës.

Festivali Pranveror "N'bahçe të Shëngjergjit" vijon sonte me muzikë të përzgjedhur nga ora 17.00 e mbrëmjes deri në mesnatë dhe neser nga ora 10.00 deri në orën 18.00 në Shëngjergj.

DJ Boris Brejcha performon muzikë elektronike sonte ora 18.00 në Sheshin "Italia" në Tiranë.

Shfaqja "Gurët magjikë" e autores Aurora Qazimi dhe me regji të Klajdi Ymerit ngjitet sot dhe nesër në orën 11.00 në skenën e Teatrit të Metropolit.

Eventi për fëmijë "Lepurushët e vegjël" mbahet sot në orën 11.00 tek Liqeni Artificial i Tiranës.

Shfaqja "Nga e enjtja në të enjte" me autor Aldo De Benedetti dhe me regji të Milto Kutalit vijon sonte ora 19.00 në Teatrin Skampa në Elbasan.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?