‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot

7 Prill 2023, 12:44| Përditesimi: 7 Prill 2023, 12:51

  • Share

Mbahet sot në orën 19.00 në skenën e Teatrit Kombëtar shfaqja “Orfeu zbret në ferr” me autor Tennessee Williams dhe regji të Nastazja Domaradzka.

Studiuesi Bernard Zotaj mban sot në orën 11.00 në Muzeun Historik kumtesën "Agresioni fashist i 7 Prillit 1939".

Vijon sot në orën 20.00 në teatrin “Eksperimental” shfaqja “Gruaja e thyer” e Simone De Beauvoir, me regji të Endri Çelës dhe interpretim të Adriana Tolkës.

Nis nga sot në orën 17.00 pranë Pazarit të Ri në Tiranë Festivali Pranveror. Deri në 9 prill për orë me radhë publiku ftohet në tri mbrëmje karaoke.

Në teatrin “Skampa” në Elbasan mbahet sot në orën 19.00 shfaqja “Nga e enjtja në të enjte” me një kast të përzgjedhur aktorësh e regji të Milto Kutalit.

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar zhvillon sonte ora 19.00 në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse koncert me solistët Jean Baptiste Haye dhe Calogero Palermo, nën dirigjimin e Aurelien Azan Zielinski.

Pret vizitorët në hapësirën bashkëkohore të artit “Harabel” ekspozita “ The Curse of the Eye” e artistit Genti Korini.

Qëndron e hapur deri në  në 30 prill në COD në Kryeministri ekspozita "Maestro Gjelosh Gjokaj", me 73 vepra të artistit të ndjerë nga Mali i Zi.

Ndahen sot në orën 11.00 në Bibliotekën e Universitetit "Luigj Gurakuqi" në Shkodër, çmimet "Hamit Boriçi" për gazetarët.

Piktori Bajram Mato çel sonte ora 18.00 ekspozitën personale në Galerinë e Arteve Pamore "Vilson Kilica" në Fier.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?