‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot

6 Prill 2023, 10:40| Përditesimi: 6 Prill 2023, 11:33

  • Share

Çelet sot në orën 19.00 në hapësirën bashkëkohore të artit “Harabel” ekspozita “ The Curse of the Eye” e artistit Genti Korini.

Këngëtari i hiteve rep “Noizy” (Rigels Rajku), mban sot në orën 22.00 në sheshin “Nënë Tereza” një koncert që i paraprin publikimit të albumit të tij.

Rikthehet nga sot në orën 19.00 për katër net radhazi në skenën e Teatrit Kombëtar shfaqja “Orfeu zbret në ferr” me autor Tennessee Ëilliams dhe regji të Nastazja Domaradzka.

Mbahet nga sot deri të shtunën në orën 20.00 në teatrin “Eksperimental” shfaqja “Gruaja e thyer” e Simone De Beauvoir, me regji të Endri Çelës dhe interpretim të Adriana Tolkës.

Nga sot, për tri net radhazi mbahet në skenën e teatrit “Skampa” në Elbasan shfaqja “Nga e enjtja në të enjte” me një kast të përzgjedhur aktorësh e regji të Milto Kutalit.

Pret vizitorët deri në  në 30 prill në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri ekspozita "Maestro Gjelosh Gjokaj", me 73 vepra të artistit të ndjerë nga Mali i Zi.

Qëndron e hapur deri në 21 prill Galerinë e Arteve Shkodër ekspozita vetjake "Duartrokitje" e artistit Artan Draçini.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?