‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot

4 Prill 2023, 11:35| Përditesimi: 4 Prill 2023, 13:47

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni gjatë fundjavës  në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1.            Koncert, përshëndetje dhe ekspozim të veprave, mbahet sot në orën 11.00 në Akademinë e Shkencave veprimtaria shkencore jubilare në kuadër të 80-vjetorit të lindjes së dirigjentit Eno Koço.

2. Teatri i Operas mban sot në orën 20.00 shfaqjen “Carmina Burana” nën dirigjimin e Jacopo Sipari di Pescasserolit.

3.            Shkrimtari italian Paolo di Paolo prezanton sot në orën 18.00 në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri librin “Larg syve” të sjellë në shqip.

4.            Çelet sot në orën 19.00 në Galerinë e Artit Tiranë ekspozita “Zgjomë përpara” nga Eris Bushati.

5.            Vijon e hapur deri në  në 30 prill në COD në Kryeministri ekspozita "Maestro Gjelosh Gjokaj", me 73 vepra të artistit të ndjerë nga Mali i Zi, të realizuara nga viti 1961 deri në 2013-ën.

6.            Shfaqet sot në orën 19 “Tek Bunkeri” në Tiranë, dokumentari “Mendo si verifikues faktesh” i realizuar nga , nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

7.            Pret vizitorët deri në 21 prill Galerinë e Arteve Shkodër ekspozita vetjake "Duartrokitje" e artistit Artan Draçini.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?