‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot

31 Mars 2023, 13:18| Përditesimi: 31 Mars 2023, 21:25

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni gjatë fundjavës  në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1.            Në skenën e Teatrit Eksperimental mbahet sot në orën 20.00 shfaqja “Burrnesha” me regji të Jeton Nezirajt e Erson Zymberit.

2.            Mbahet sot në orën 20.00 në qendrën kulturore “Tulla” në Tiranë një koncert tribut grupit Nirvana, me emra të njohur të muzikës.

3.            Vijon të shfaqet në Teatrin Kombëtar sot në orën 19.00 shfaqja “Orfeu zbret në ferr” me autor Tennessee Ëilliams dhe regji të Nastazja Domaradzka.

4.            Me praninë e shkrimtarit mbahet sot në orën 11.00 në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit një takim mbi krijimtarinë e holandezit Jan Brokken.

5.            Vijon të mbahet sot e nesër në teatrin “Metropol” shfaqja “Valë” me autore Virgina Ëoolf dhe regji të Enke Fezollarit.

6.            Festivali “Tëinkle tëinkle”, me këngë dhe interpretime për fëmijë, shënon sot në orën 19.00 në sallën “Tonin Harapi” në Tiranë mbrëmjen e tretë të garës me 30 konkurrentë të vegjël.

7.            Mbahet sot në orën 17.00 në  bibliotekën “Misto Treska” një diskutim mbi studimit “Letërsia Shqiptare” me autorë e përkthyes të pranishëm.

8.            Pret vizitorët deri në 4 prill në Galerinë e Artit “Jordan Misja” në Tiranë, ekspozita e përbashkët “Rrugës” e artistëve Emanuel Koko dhe Bertrand Shijaku.

9.            Mbahet sot në orën 18.00 në Bibliotekën e Durrësit një takim letrar me gazetaren dhe autoren Rezarta Reçi.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?