‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot (VIDEO)

29 Mars 2023, 10:33| Përditesimi: 29 Mars 2023, 11:03

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni gjatë fundjavës  në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

Starton sot në orën 19.00 në sallën 'Tonin Harapi' në Tiranë festivali me këngë e interpretime për fëmijë 'Tëinkle-Tëinkle'. Me një juri të përzgjedhur gara vijon për tri net radhazi.

Mbahet sot në orën 11.00 'Tek Artet' një diskutim i hapur nga Silvana Nini mbi historikun e veprës 'Dy rrugët' të Kol Idromenos.

Nisma e Institutit Italian të Kulturës 'Kinemaja e re italiane' vijon sot në orën 19.00 në kinema 'Millennium’ me filmin 'I fratelli di Filippo' kandidat për çmimin “David di Donatello”.

“Ditët e Filmit Malazez” vijojnë rrugëtimin kinematografik në kinema 'Vlora' në Pallatin e Kulturës të Qytetit. Shfaqen sot, nga ora 17.00 dy produksionet "My name is Ana" dhe "Black Pin".

Shfaqet sot në orën 18.30 në Qendrën Dua  në Tiranë dokumentari i studiuesit Ilir Yzeiri, "Kastriot Gjini, kompozitori që u shua në mars", me të ftuar në panel autorin dhe këngëtaren Liljana Kondakçi.

Në kuadër të projektit "ECHO III" mbahet sot në orën 18.30 në Kalanë e Tiranës mbrëmja poetike "Për hir të kujtesës", shoqëruar nga diskutime për problematika të Ballkanit me shkrimtarë të rinj vendas e të huaj.

Në kuadër të Pranverës së Frankofonisë, mbahet sot në orën 12.00 në shkollën e muzikës “Jan Kukuzëli në Durrës një koncert me artistët Laura Lila, Hasan Bakalli dhe Neron Kacerja.

Organizohet sot në orën 11.00 në Bibliotekën e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” një konferencë përkujtimore në nder të studiuesit gjerman Peter Bartl, albanolog dhe specialist i historisë shqiptare.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?