Aktivitetet e kulturës sot: Artistët e Rrugës në Qytet Studenti për 5 ditë! “Suor Angelica” e Puçinit, tek ‘Artet’ këndojnë të rinjtë! Tingujt e kitarës në kishën e Rubikut!

14 Qershor 2023, 13:40| Përditesimi: 14 Qershor 2023, 15:16

  • Share

1.     Nis nga sot për pesë ditë radhazi Java Kulturore për Mbretërinë e Vendeve të Ulëta në Tiranë e rrethe. Këtë mbrëmje në orën 19.00 në Qendrën “Arka” në Shkodër shfaqet dokumentari “Three Minutes - A Lengthening” i xhiruar nga David Kurtz në vitin 1938 në një qytet hebre në Poloni.

2.     Teatri “Skampa” vendos në skenën e “Eksperimentalit” në Tiranë sot dhe nesër në orën 19.00 komedinë “Nga e enjtja në të enjte” me autor Aldo De Benedettin dhe regji të Milto Kutalit.

3.     Etnografi e rijetëzuar në modën bashkëkohore, me dizajn dhe sfilata të të rinjve, mbahet sot në orën 19.30 pranë sheshit “Italia” edicioni i dytë i garës “Muza”.

4.     “Ç’ndodh me identitetin publik të një artisti kur rreth tij nuk ka asgjë në arkiva”, është ky debati i hapur që mbahet sot në orën 11.00 në sallën ‘Black Box’ të Universitetit të Arteve me përfshirjen e Qendrës së Dokumentacionit Artistik.

5.     Me regji e skenografi të Rozi Kostanit dhe pjesëmarrjen e artistëve të rinj, mbahet sot e nesër në hollin e Universitetit të Arteve, opera me një akt “Suor Angelica” e kompozuar nga Giacomo Puçini.

6.     Edicioni i pestë i Festivalit të Rrugës nis nga sot në orën 20.00 në Qytet Studenti dhe vijon për 5 ditë radhazi

7.     Çelet sot në orën 19.00 në galerinë “Fab” ekspozita me punime të studentëve të atelierit “Multimedia” të Universitetit të Arteve, nën udhëheqjen e artistit dhe pedagogut Vladimir Myrtezai.

8.     Mbahet sot në orën 11.00 në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit një bisedë me shkrimtarin kroat Miljenko Jergoviç, autor i librit “Serda këndon në muxgun e Ditës së Rrëshajave”.

9.     Nga sot deri në 17 qershor mbahet në Pogradec edicioni i 17-të i Festivalit të Teatrit të Kukullave “Xinxifilo”.  Ceremonia e hapjes mbahet sot në orën 18.30 në Qendrën Kulturore “Lasgush Poradeci”dhe pasohet me shfaqjen e parë nga trupa e Elbasanit.

10. Festivali i Kitarës i udhëhequr nga artisti Denis Bizhga shënon sot në orën 18.00 një koncert special në Kishën e Rubikut.

 

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?