‘Ciceron’/ Aktivitet e kulturës që mund të ndiqni sot

12 Prill 2023, 10:47| Përditesimi: 12 Prill 2023, 11:30

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni gjatë fundjavës  në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1.            Baleti "Zhizel" (Giselle) i Adolphe Adam vjen sonte dhe nesër ora 20.00, në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, nën koreografinë e artistit të njohur Giuseppe Picone-s, solistëve dhe dirigjimin e Alisa Gjonit.

2.            Ndahen sot në orën 10.00 në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit vlerësimet e Fondit të Krijimtarisë Letrare për të Rinj.

3.            Flautistët e njohur italianë Marco Zoni dhe Salvatore Vello do të mbajnë sot e nesër në orën 10.00 në Universitetin e Arteve, masterklas për flaut. Ndërsa, sot në orën 19.00 do të performojnë një koncert me repertor nga periudha baroke, romantike dhe bashkëkohore.

4.            Libri "Ata gdhendin dhimbjen" i autores Alketa Gashi Fazliu promovohet sot ora 11.00 në Akademinë e Shkencave.

5.            Autori Brajan Sukaj promovon sot ora 17.00 romanin "I pushtuari dhe nata" në Shtepinë Studio Kadare.

6.            Në Galerinë e Artit Tiranë vijon e hapur deri në 14 prill ekspozita “Zgjomë përpara Rem” e artistes Eris Bushati.

7.            Ekspozita “The Curse of the Eye” e artistit Genti Korini do të qëndrojë e hapur deri në 7 maj në Hapësirën Bashkëkohore të Artit “Harabel”.

8.            Qëndron e hapur deri në 18 prill në galerinë "FAB" ekspozita "Opus Continuum" e skulptorit Kreshnik Xhiku e kuruar nga Ardian Kapo dhe Ermir Hoxha.

9.            Rrugëtimi artistik i piktorit Aleksandër Filipi prezantohet përmes një ekspozite sot në orën 19.00 në Galerinë e Arteve në Shkodër.

10.          Pianistja Lidia Cane mban sonte ora 18.00 në "Teatrin Bylys" koncertin recital "Piano".

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?