Ciceron/ 20-vjetori i krijimit të “Korit të Filarmonisë së Kosovës”, sot koncert  në Opera! “Elektra” e Sofokliut, në teatrin e Durrësit nga Kiço Londo

2 Shkurt, 11:12| Përditesimi: 2 Shkurt, 15:50

  • Share

Vijon deri në 10 shkurt, çdo ditë nga ora10.00 në orën 18.00 në qendrën e artit “Agimi” në Tiranë Festivali Ndërkombëtar i Filmit për Fëmijë "AniFest 2024" i drejtuar nga Artan Maku.

Me rastin e 20-vjetorit të krijimit të  tij, “Kori i Filarmonisë së Kosovës”, performon sot në orën 19.00 në  Teatrin e Operas një koncert me pjesëmarrjen e violinistes së njohur Sihana Badivuku dhe një repertor të pasur shqiptar.

Me punimet e 6 artistëve të rinj, pret vizitorët deri në 11 shkurt në Gallery 70 në Tiranë ekspozita “Inner Space” nga Satellite Zone.

“Testamenti” me autor e regjisor Leka Bungon vijon të luhet çdo mbrëmje në orën 19.00 deri të dielën në skenën e Teatrit Kombëtar me interpretimin e aktorit të njohur Viktor Zhusti.

Qëndron e hapur deri në 24 shkurt në galerinë "NAAN" në Tiranë ekspozita personale "Përtej rrethit të konfuzionit" me punime të dekadës së fundit nga artisti Leonard Qylafi.

Ekspozita "Gur" me 5 artistë të artit pamor dhe e kuruar nga artisti Edison Çeraj vijon e hapur deri në 24 shkurt në galerinë "GurGur" në Petrelë.

Me një kast të përzgjedhur aktorësh regjisori Kiço Londo vendos sot në orën 19.00 në skenën e teatrit "Aleksandër Moisiu" në Durrës shfaqjen "Elektra" të Sofokliut.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?