Christiano Ronaldo i fsheh
të vërtetën djalit për nënën e tij

21 Korrik 2014, 12:47| Përditesimi:

  • Share
Kohët e fundit emri i futbollistit Christiano Ronaldo është lakuar mjaft sa i përket jetës së tij personale.

Fillimisht për shkak të deklaratës të së ëmës se ajo donte ta abortonte dhe tashmë për nënën e djalit të tij 4-vjeçar.

Sipas mediave të huaja futbollisti i Real Madrid dëshiron ta mbajë të fshehtë identitetin e saj, madje të afërm të Christianos i kanë thënë vogëlushit se nëna e tij gjendet në parajsë.

Ronaldo pagoi për ta pasur këtë fëmijë një femër, e cila besohet se jeton në SHBA, mirëpo që identiteti i saj nuk është zbuluar.

Aktualisht ai është në një lidhje me modelen Irina Shayk, e cila për momentin është shprehur se nuk dëshiron të ketë fëmijë.

christiano ronaldo

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?