Chiellini jep lamtumirën pas 17 vitesh, tifozët vajtojnë edhe ikjen e Dybala-s! Vërshëllima për presidentin Agnelli

17 Maj 2022, 11:32| Përditesimi: 17 Maj 2022, 13:36

  • Share

Një natë e mbushur me shumë emocione dhe lot ka rezultuar ndeshja e parafundit e Seria A për Juventusin në këtë sezon. Kjo pasi Giorgio Chiellini, mbrojtësi dhe kapiteni i bardhezinjve, vendosi të jepte lamtumirën pas 17 vitesh. Grinta, dëshira e madhe për të punuar dhe fituar, por mbi të gjitha impenjimi për fanellën dhe dashuria e shprehur për të bënë që tifozët në ‘Allianz Stadium’ ta përjetonin shumë.

Në minutën e 17 të ndeshjes kundër Lazio-s, që u zgjodh për shkak të po aq sezoneve që Chielini luajti me Juventusin, 37-vjeçari la fushën duke u zëvendësuar nga De Light. Në këtë moment i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë për ta duartrokitur, ndërsa kapiteni bëri xhiron rreth fushës për të përshëndetur për herë të fundit tifozët.

Emocione të forta edhe për Chielini-n, i cili me shumë mundësi karrierën do ta vazhdojë në Amerikë, por për këtë ka kërkuar kohë pasi edhe tërheqja përfundimtare është opsion. Sakaq së bashku me kapitenin dha lamtumirën edhe zëvendës kapiteni Paolo Dybala. Ikja e argjentinasit trishtoi më shumë tifozët, të cilët nuk kursyen as vërshëllimat për presidentin Agneli, i cili vendosi të mos i zgjaste kontratën.

28-vjeçari u largua me lot në sy, ndërsa sezonin e ardhshëm me shumë mundësi do luajë te Interi ose Roma.

Sakaq sa i përket ndeshjes përfundoi me shifrat 2-2, me Lazio-n që barazoi në minutën e 96.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?