Chiara Ferrgani dhe Amadeus

Chiara Ferragni, bashkë-prezantuese e festivalit më të madh muzikor në Itali, Sanremos

20 Qershor 2022, 22:42| Përditesimi: 20 Qershor 2022, 22:59

  • Share

Chiara Ferragni do të jetë bashkë-prezantuese e mbrëmjes së parë dhe të fundit të "Sanremo 2023", më 7 dhe 11 shkurt. Njoftimi është bërë nga drejtues artistik i “Sanremos”, Amadeus, për Televizionin italian “Rai 1”.

"Chiara Ferragni do të hapë dhe mbyllë festivalin mbrëmjet e së martës 7 dhe të shtunën 11 shkurt 2023", tha Amadeus në “Tg1”, për “Rai1”.

"Sanremo është në shkurt, falë Rait, reklamës Fuortes dhe regjisores Coletta, mora mandatin në mars dhe mora punën për festivalin, rregullorja tashmë është bërë dhe publikuar. Unë kam filluar të dëgjoj këngët e të rinjve dhe të mëdhenjve, dhe sonte fillon binjakëzimi mes Sanremos dhe Tg1 me një njoftim të rëndësishëm. Chiara Ferragni do të jetë bashkë-prezantuese e mbrëmjes së parë dhe të fundit”, tha Amadeus.

Ndërkohë, blogerja, stilistja dhe biznesmenja e njohur italiane, Chiara Ferragni ka shprehur falënderime për Amadeusin nëpërmjet një postimi në "Instagram".

“Faleminderit Amadeus që më donte mua në krahë të tij për të hapur dhe mbyllur Sanremo 2023”, ky ishte komenti i Chiaras, shoqëruar me një zemër të vogël dhe me një foto të saj së bashku me drejtuesin artistik, ku duken të dy të buzëqeshur.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Barzagli: 21/06/2022 22:17

    Ky asht paradoksi ,degjenerimi,dhe Jo meritokracia ne art e spektakel.Cfare hyn me prezantu festivalin nje femer qe din me ba vec makiazh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?