Pas 5 vitesh bashke, Chiara Ferragni dhe Fedez i japin fund martesës?!

22 Shkurt, 14:53| Përditesimi: 22 Shkurt, 15:30

  • Share

Blogerja Chiara Ferragni dhe reperi Fedes po përfliten në mediat italiane se kanë një krisje në martesën e tyre, 5-vjeçare.

Çifti mjaft i pëlqyer i showbizzit italian, të cilët janë prindër të dy fëmijëve, duket se i kanë dhënë fund lidhjes, pasi këngëtari Fedez është larguar nga shtëpia e tyre.

Mendohet se krisja e marrëdhënies së tyre ka ardhur që nga festivali i Sanremos së vitit të kaluar, kur Fedez u puth në skenë me një burrë. Por pas problemeve shëndetësore të Fedez, blogerja duket se e mbylli këtë çështje.

Edhe në postimet e saj të fundit Chiara ka fotografuar dorën, ku mungon unaza e martesës, çka i shton më shumë dyshimet për përfundimin e marrëdhënies me Fedez. Chiara dhe Fedez prindër të dy fëmijëve e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë para pesë vitesh.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?