Cheryl Cole mban ende tatuazhin
e bashkëshortit të parë në qafë

22 Korrik 2014, 15:28| Përditesimi:

  • Share
Çifti i sapo martuar Cheryl Cole dhe Jean-Bernard Fernandez-Versini kanë festuar të hënën në darkë lidhjen në martesë me miqtë e tyre.

Cheryl u nda nga bashkëshorti i saj i parë Ashley Cole pas katër viteve martesë në shkurt të vitit 2010.

Pavarësisht ndarjes dhe martesës së saj me Jean-Bernard, këngëtarja mban në qafë tatuazhin me shkronja “Mrs C” që nga koha e bashkëjetesës së saj të parë.

cheryl cole

Këngëtarja është përfolur edhe për tatuazhin e saj të madh në formë trëndafilash të kuq tek të pasmet, me të cilin ajo ka çuditur fansat e saj.

Ky tatuazh kushtonte sa një makinë e vogël, ka thënë Cheryl.

Ndërsa për tatuazhin dhe mbiemrin e bashkëshortit të saj të pare, ajo ka deklaruar deri vonë se nuk është aspak e turpëruar për këtë zgjedhje, pasi kështu i pëlqen.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?