Cheryl Cole është rrethuar nga 10.000$
trëndafila në darkën dasmore

23 Korrik 2014, 15:58| Përditesimi:

  • Share
Cheryl Cole i dashuron trëndafilat dhe këtë e ka treguar me tatuazhin gjigand që ka vizatuar në fundshpinën dhe të pasmet e saj.

Jean Bernard e di këtë dhe bën ç’mos për ta rrethuar bashkëshorten e tij me trëndafila.

Në mbrëmjen e të hënës ku çifti festuan me rreth 80 të ftuar, Jean e mbushi ambjentin ku darkuan plot me trëndafila të cilat i kushtuan 10.000$.

cheryl cole

Të njëjtën gjë kishte bërë edhe për 31-vjetorin e saj duke ia mbushur shtëpinë plot me trëndafila.

Në mbrëmje të ftuarit ishin të gjithë të famshëm dhe vëmendja ishte në përgjithësi tek mamaja dhe vëllai i Cheryl.

Ndërsa, gjatë mbrëmjes munguan mikeshat e saj Nadine Coyle, e cila ishte e zënë duke u kujdesur për vogëlushen e saj në Los Angelos.

Ndërsa, Sarah Harding ka munguar gjatë darkës dhe nuk ka bërë ndonjë urim zyrtar në rrjetet sociale për miken e saj.

Ranë në sy edhe koleget e saj Kimberley dhe Nicola Roberts.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?