Armando Broja

Chelsea 'sakrifikon' Armando Brojën dhe 60 milionë euro për shokun e Ronaldos

4 Janar, 17:33| Përditesimi: 4 Janar, 17:36

  • Share

Skuadra e Chelseat është duke tentuar të afrojë lojtarë të rinj gjatë afatit të janarit dhe prova e parë duket se ka dështuar për momentin.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Benfica, Antonio Silva, i cili është një prej lojtarëve më të kërkuar momentalisht. Ashtu siç raporton “The Sun”, Blutë e Londrës ofruan 60 milionë euro plus sulmuesin e kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja.

Por kjo ofertë nuk u pranua nga drejtuesit e klubit portugez. Silva, vetëm 20-vjeçar po shihet si mbrojtësi i së ardhmes në futbollin europian. Vlera momentale në “Transfermarkt” shkon deri në 45 milionë euro. Këtë sezon ai ka zhvilluar 14 ndeshje në Ligën e Portugalisë dhe ka shënuar një gol.

Kujtojmë që Armando Broja mund të largohet nga Chelsea gjatë afatit të janarit, kjo për shkak të paraqitjeve jo të mira. Edhe West Ham dhe Fulham janë pas tij.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?