Romelu Lukaku

Chelsea refuzon milionat e Interit për Lukakun, në garë për sulmuesin hyn edhe Juventusi

8 Korrik 2023, 16:15| Përditesimi: 8 Korrik 2023, 16:17

  • Share

Romelu Lukaku dhe Interi janë shumë larg nga bashkimi edhe sezonin e ri. Sport Mediaset bën me dije se Chelsea ka refuzuar 30 milionë euro nga zikaltërit, teksa në garë për belgun ka hyrë edhe Juventusi.

Blutë e Londrës kërkojnë jo më pak se 45 milionë euro, për të lënë të lirë shtatëlartin. Te Interi janë duke përdorur një metodë të vjetër, një huazim të shtrenjtë dhe të drejtë blerje në fundin e sezonit për jo më shumë se 30 milionë euro.

Interesi i skuadrave të tjera për Lukakun ka bërë që Chelsea t'i thotë "jo" milionave nga Milano, duke dashur të përfitojë nga Juvja. Edhe pse Interi mund të shesë portierin Onana për 55 milionë euro te Manchester United, zikaltërit nuk janë të gatshëm t'i investojnë ato te Lukaku.

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 10/07/2023 09:32

    LUKAKU ALLA FINE ARRIVERA AL I N T E R , ALLA FACCIA DEI GOBBI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?