Todd Boehly, kreu i Chelsea dhe Armando Broja

Chelsea nxjerr 11 emra në shitje, mes tyre edhe Armando Broja

10 Prill, 18:52| Përditesimi: 10 Prill, 18:54

  • Share

Armando Broja dhe dhjetë lojtarë të tjerë të Chelsea janë nxjerrë në shitje nga klubi londinez në merkaton e verës që vjen. Sulmuesi i Kombëtares luan në huazim te Fulham dhe nuk ka marrë minuta, teksa fundi i majit do e gjejë sërish pjesë të Bluve.

Është Crystal Palace po në Premier League që ka kërkuar informacion për 22-vjeçarin, duke mos ofruar më shumë se 20 milionë euro për djaloshin kuqezi.

Te klubi londinez presin oferta të tjera për sulmuesin shqiptar, kështu shkruan të mërkurën “football.london”. Siç raportohet në Angli, Broja është njëri prej 11 lojtarëve që Chelsea do t’i shesë në verë. Me Chelsean, Broja ka kontratë deri në qershor të vitit 2028.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?