Armando Broja

Chelsea 'i tregoi derën' Armando Brojës, klubi i Premier League tërhiqet nga gara

30 Janar, 10:40| Përditesimi: 30 Janar, 10:41

  • Share

Armando Broja kushton 40 milionë euro. Të paktën kaq dëshiron Chelsea për të lënë të lirë 22-vjeçarin, që ka kontratë me klubin deri në verën e 2028. Për momentin, sipas The Sun ofertën e parë zyrtare e kishte bërë Wolves, me klubin e Premier League që e kërkoi sulmuesin në huazim me të drejtë blerje deri 25 milionë euro në verën e 2024.

Kjo shumë nuk e ka kënaqur Chelsean, që ka refuzuar ofertën e parë. Tanimë, sipas The Sun "Ujqërit" janë tërhequr nga gara dhe të interesuar për Brojën janë West Ham dhe Fulham.

Dy klubet londineze ende kërkojnë një sulmues me cilësitë e shqiptarit, teksa ditët e fundit të merkatos së janarit do jenë të ethshme për 22-vjeçarin me origjinë nga Malësia e Madhe.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?