Giroud pas nje goli ne fitoren e sotme te Chelsea

Chelsea fitore me përmbysje 2 golash për 8 minuta në Southampton

14 Prill 2018, 15:31| Përditesimi: 14 Prill 2018, 15:33

  • Share

Chelsea ka bërë përmbysjen më spektakolare të sezonit në javën e 33-të të Premier League, duke superuar 2 gola në harkun e 8 minutave, ku protagonist kryesor ishte Oliver Giroud me dopietën personale.

Blutë e Londrës kanë fituar 3-2 në Southampton dhe gjithçka ka ndodhur nga minuta e 70-të deri në 78-ën, kur miqtë kishin pësuar 2 gola. Southampton ka qenë në avantazh 2-0 deri në minutën e 70-të falë golave të realizuar nga Tadiç në minutën e 21-të dhe Bednarek në të 60-ën.

Çmenduria e miqve ka filluar në minutën e 70-të me Giroud, i futur në vend të Morata-s në të 61-ën, dhe është mbyllur po me francezin, i cili ka realizuar golin e tretë të londinezëve dhe të dytin personal në të 78-ën. Në mes ka qenë goli i barazimit i Eden Hazard.

Pas këtij rezultati, ekipi i Antonio Conte ka shkuar në 60 pikë, shtatë larg vendit të katërt dhe tretë në renditje, që mbahen respektivisht nga Tottenham dhe Liverpool.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?