Sport

Chelsea fiton Superkupën e Europës, mund nga 11-metërshat Villarreal! Heroi portieri Kepa, futet në fushë për penalltitë e pret dy

12 Gusht 2021, 09:10| Përditesimi: 12 Gusht 2021, 09:47

  • Share

Chelsea e nis sezonin me një trofe. Blutë e Londrës kanë triumfuar në Belfast të Irlandës së Veriut ndaj spanjollëve të Villarreal dhe kanë fituar Superkupën e Europës. Gjithçka u vendos tek penalltitë ku anglezët u treguan më të saktë dhe fituan 6-5. Koha e rregullt dhe shtesat u mbyllën në barazim 1-1. Skuadrën e Tuchel që është fituesja e Champions e kaloi në avantazh Hakim Ziyech në minutën e 27-të ndërsa për spanjollët që fituan Europa League barazoi Gerard Moreno në minutën e 73-të. Edhe në kohët shtesë nuk ndodhi asgjë por erdhi zëvendësimi në portën e Chelseat.

Një minutë përpara se të gjuheshin penalltitë trajneri i Chelseat Tuchel nxjerr nga fusha portierin Mendy dhe fut spanjollin Kepa si specialist i njëmbëdhjetëmetërshave. Dhe Kepa nuk zhgënjen duke pritur dy penallti të gjuajtura nga Mandi dhe Albiol. Kepa hero dhe Chelsea pas Champions League fiton edhe Superkupën e Europës. Ky është trofeu i dytë i Superkupës së Europës për Chelsean që për herë të parë e kishte fituar në vitin 1998./ Përgatiti Andi Kapxhiu

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?