Chelsea do paguajë klauzolën, drejtori i Leipzig konfirmon: Werner ka kërkuar të largohet

8 Qershor 2020, 14:43| Përditesimi: 8 Qershor 2020, 16:39

  • Share

Chelsea është shumë afër blerjes së parë në merkaton e verës. Pak ditë më parë ESPN raportoi se blutë e Londrës kanë gjetur akordin me sulmuesin e Leipzig në Gjermani Timo Werner, për të cilin kanë rënë dakord të pagujnë klauzolën 62 mln euro.

Së fundmi drejtori i klubit të Leipzig Oliver Mintzlaff e ka mohuar të ketë një marrëveshje, por është shprehur qartë se sulmuesi i kombëtares gjermane ka shprehur dëshirën të largohet. Në këtë pikë kuptohet qartë se Chelsea nuk ka negociuar me Leipzig, por ka zgjedhur të paguajë menjëherë klauzolën.

Për 23-vjeçarin ishte raportuar shpesh se do të kalonte te Liverpool, por Chelsea që ndryshe nga vera e kaluar kur e kishte të ndaluar, ka triumfuar këtë herë në merkato. Këtë sezon në 30 ndeshje kampionat Werner ka realizuar 25 gola me Leipzig, ndërsa ka dhuaruar edhe 8 asiste. Sipas mediave angleze ai do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me Chelsea-n ku do të përfitojë në total 52 mln paund.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?