Charles Michel uron ukrainasit për 32-vjetorin e Pavarësisë: Ju jeni anëtarë të familjes sonë evropiane

24 Gusht 2023, 11:53| Përditesimi: 24 Gusht 2023, 12:09

  • Share

1692870795_ch.jpg

Drejtuesit e institucioneve evropiane uruan ukrainasit për 32-vjetorin e pavarësisë së vendit të tyre.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, përmes një video-mesazhi të postuar në Twitter tha se ata garantojnë përsëri mbështetjen e Bashkimit Evropian për Ukrainën për aq kohë sa është e nevojshme në luftën kundër pushtimit rus.

Ata thanë se Ukraina është anëtare e familjes evropiane dhe se flamuri i BE-së do të valëvitet mbi kombin e tyre të lirë dhe sovran.

"Të dashur miq ukrainas, në këtë ditë të rëndësishme, ditën tuaj të pavarësisë, BE-ja është me ju. Ne do t'ju mbështesim për aq kohë sa të keni nevojë. Ju jeni anëtarë të familjes sonë evropiane dhe e ardhmja juaj është me ne. Flamuri i BE-së do të valojë mbi kombin tuaj të lirë dhe sovran”, tha presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel , në një video-mesazh të postuar në X, ish-Twitter.


Lajmi kryesor:

Ukraina feston 32-vjetorin e Pavarësisë, Zelensky: Sot është dita e të lirëve dhe të fortëve! BE: Jeni frymëzim për Evropën


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?