Charles Michel

Charles Michel anulon takimin me eurodeputetët për shkak të një problemi shëndetësor

16 Janar, 10:17| Përditesimi: 16 Janar, 10:18

  • Share

Vendimi i Charles Michel për të kandiduar në zgjedhjet europiane ka shqetësuar disa eurodeputetë. Por nuk do të marrë pjesë në Strasburg për shkak të një problemi shëndetësor.

Përfaqësuesi i tij u konfirmoi pak kohë më parë korrespondentëve në Bruksel se vuan nga lumbago dhe se ditën e djeshme ai mezi fliste për shkak të dhimbjeve.

Sipas mjekut ai nuk duhet të lëvizë shumë dhe takimet e tij do të organizohen në përputhje me situatën e tij, raportojnë mediat e huaja.

Udhëzimet e mjekut janë që të kufizohen lëvizjet e tij, tha ai. Për këtë arsye, presidenti në fillim të shkurtit do t’i paraqesë Parlamentit Europian konkluzionet e Këshillit Europian të dhjetorit dhe 1 shkurtit, theksoi përfaqësuesi i tij.

Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen tashmë ka kohë për t’u shpjeguar eurodeputetëve se çfarë po ndodh me Hungarinë, cilat janë planet e BE-së për të shmangur një veto të re nga Orban në Këshillin e ardhshëm Europian apo dhe planet në rast se kryeministri hungarez këmbëngul në “bllokimin” e paketës prej 50 miliardë dollarësh për Ukrainën.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?