Charles Leclerc

Charles Leclerc i jep 'krahë' Ferrarit: Vjet 9 'pole' dhe dy fitore, synoj të kundërtën këtë sezon

8 Shkurt 2023, 14:30
  • Share

Piloti i Ferrarit në Formula 1, Charles Leclerc është shprehur besimplotë se sezonin e ri do ia dalë të bëjë më mirë, duke dashur të jetë ai kampioni i F1. Në një intervistë pas prezantimit të makinës së re, 25-vjeçari i lindur në Monte Carlo shprehet besimplotë se sezonin e ri do bëjë më mirë.

"Vjet, pilotët u detyruan të ndryshojnë stilin e pilotimit për t’iu përshjtatur rregullave të reja. Këtë vit do të jetë më e lehtë për ne. Sezonin e shkuar arrita nëntë “pole position” dhe shumë pak prej tyre u përkthyen në fitore në garë. Këtë vit do të doja të ishte e kundërta, të fitoja më shumë të dielën, duke mos humbur edhe ritmin e mirë që kemi patur të shtunën në provat zyrtare. Sa më shpejt të përshtatemi me makinën e re aq më të lehtë do ta kemi”, u shpreh Leclerc.

Piloti i "Kokëkuqes" shprehet besimplotë se me përshtatjen e duhur do e ketë më të lehtë për të rivalizuar kampionin e Red Bull, Verstappen.

“Testet e para do të jenë një tregues i mirë, duke parë gjendjen e makinës së re dhe mundësinë se ku do të përmirsohemi. Nëse do të kemi makinën nën kontroll, atëherë do të jetë më e lehtë dhe do të duelojmë për fitore. Mendoj se ka ardhur koha për të bërë hapin e madh”, tha Charles Leclerc.

Në kampionatin e 2022, Leclerc përfundoi në vendin e dytë të renditjes, shumë pikë pas kampionit Verstappen. Sezoni i ri në Formula 1 nis me Çmimin e Madh të Bahreinit në 5 mars 2023.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?