Champions-i mirazh për Juventusin, Milani e siguron matematikisht! Roma dhe Fiorentina kanë në dorë prestigjin e Seria A

29 Maj 2023, 12:39| Përditesimi: 29 Maj 2023, 16:10

  • Share

Juventusit i është shuar çdo shpresë për të qenë sezonin e ardhshëm në Champions League, pasi në ndeshjen e fundit për këtë sezon në ‘Allianz Stadium’ zonja e vjetër është mposhtur 0-1 nga Milani. Vendimtar ishte Oliver Giroud i cili realizoi një gol tejet të bukur në minutën e 40, duke i siguruar nga ana tjetër matematikisht ‘djallit’ pjesmarrjen në Champions për sezonin e ardhshëm.

Kur ka mbetur edhe 1 javë kampionat Milani i vendit të katërt është në kuotën e 67 pikëve, 6 më shumë se Atalanta ndjekëse, ndërsa tani Juventus pozicionohet i 7 me 59 pikë.

Sezonin e ardhshëm Seria A mund të përfaqësohet me 5 skuadra në Champions League, nëse Roma ia del të fitojë finalen e Europa League të mërkurën kundër Sevillia-s. Gjithashtu edhe numri i skuadrave në Europa League mund të rritet nëse Fiorentina ia del të fitojë finalen e Conference League kundër West Ham.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?