Champions/ Sonte Inter-Atetico ndez Europën, Simeone: Zikaltërit në një nivel me Realin! Në Holandë luhet PSV-Dortmund

20 Shkurt, 12:29| Përditesimi: 20 Shkurt, 13:12

  • Share

Nën tingujt e Champions League Inter dhe Atletico Madrid do vazllëzojnë sonte një prej ndeshjeve më të forta të fazës së 1/8 të këtij kompeticioni. Dy skuadrat që po kalojnë një moment shumë pozitiv në kampionatet respektive do përballen në San Siron e mbushur me mbi 75 mijë tifozë dhe që do ti sjellin Interit një fitim mbi 9 milionë euro nga biletat.

Gjithsesi ajo që vlen më shumë është fusha e lojës, ndërsa përballë nuk vihen vetëm dy ekipet, por edhe dy ide loje e trajnerëve Simone Inzaghi dhe Diego Simenone, shokë të ngushtë me njëri-tjetrin siç deklaruan në konferencën për shtyp.

Trajneri i Interit Inzaghi i ka bërë elozhe Simenones dhe Atleticos duke u shprehur se është kënaqësi të shohësh lojën e tyre këtë vit. Inzaghi ka shtuar se Simeone është një trajner i madh dhe fakti që drejton një skuadër prej 13 vitesh e tregon këtë. Ndërkohë edhe Simeone nuk i ka kursyer lëvdatat për Interin, klub me të cilin ka luajtur dy vite si futbollist. Sipas Simeones Interi është në një nivel me Realin dhe në mes të 4-5 ekipeve më të mira në botë për momentin.

Për ndeshjen e parë të 1/8 Atletico ka rikuperuar Moratan e dëmtuar edhe pse ai nuk do jetë titullarë, ndërsa Interi përveç Acerbit i cili mungon në mbrojtje ka vetëm një dyshim, atë mes Darmian dhe Dumfries në krahun e djathtë. Pjesa tjetër e titullarëve do jetë e pandryshuar, ndërsa të dy palët besojnë se kualifikimi nuk do mbyllet në Milano.

Ndërkohë po sonte në orën 21:00 në Holandë do luhet sfida tjetër e 1/8 mes PSV dhe Dortmund. Edhe pse gjermanët janë favoritë sonte pritet një ndeshje tepër e ndërlikuar në fushën e PSV.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria skualifikohet nga Euro 2024, a ju pëlqeu loja e Kombëtares