Champions/ Reali pret sonte të pëfundojë kualifikimin ndaj Leipzig, befason Guardiola: S'i kam besën danezëve

6 Mars, 10:54| Përditesimi: 6 Mars, 13:12

  • Share

Me shanset e mëdha për t’u kualifikuar, Reali i Madridit pret sonte në orën 21:00 në Bernabeu Leipzigun, për ndeshjen e kthimit të 1/8-ve të Champions League. ‘Galaktikët’ kanë në favorin e tyre fitoren 0-1 tre javë më parë në Gjermani dhe vetëm një çmenduri mund t’jua heq biletën e çerekfinaleve nga duart.

Madje Ancelotti tani ka në dispozicion edhe Bellingham, ndërsa vijojnë të mungojnë për dëmtime afatgjate Alaba, Courtis dhe Militao. Edhe pse Real Madrid duket super favorit për të kaluar turin, te gjermanët ka optimizëm dhe është vetë trajneri i Leipzig Rose i cili është shprehur se ‘në futboll çdo gjë është e mundur’. Ai ka shtuar se duhet të bëjmë një përformancë të jashtëzakonshme për të kaluar në çerekfinale.

Ndërkohë po në orën 21:00, në Etihad, City kampion në fuqi thuajse i kualifikuar, pret për ndeshjen e kthimit të 1/8 Copenhagen, danezët që në përballjen e parë u mposhtën 3-1.

Pavarësisht kësaj Pep Guardiola ka dashur të mbajë me këmbë në tokë të besuarit e tij, duke u shprehur se “kam shumë respekt për Copenhagen, për mënyrën si mbrojnë dhe systemin që kanë ndërtuar”. Tekniku spanjoll e mbyll duke thenë se danezët janë shumë të organizuar.

Nëse City ia dal, kjo do ishte hera e 7 rradhazi që kualifikohen në çerekfinale, ndërsa këtë sezon ‘qytetarët’ kanë marrë 7 fitore në po kaq ndeshje në Champions.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?