Champions League rikthehet sonte pas 3 muajsh me 2 superpërballje! Milan për të thyer tersin, Tottenham do çrekefinalet! Në Francë duelojnë 'titanët' Paris-Bayern

14 Shkurt 2023, 11:02| Përditesimi: 14 Shkurt 2023, 16:23

  • Share

Kompeticioni i spektaklit dhe emocioneve pafund Uefa Champions League do rikthehet sonte gati 3 muaj pas ndeshjeve në grup për të luajtur sfidat e para të fazës së 1/8. Në San Siro Milani që rikthehet në këtë tur pas 9 vitesh do të presë Tottenham-in e Antonio Conte-s. Të dy skuadrat vijnë pas një periudhe me shumë ulje-ngritje, por edhe me disa mungesa.

Për Milanin kjo përballje është edhe tabu, pasi në katër ndeshje ndaj Tottenham në Champions League ka humbur 2 dhe ka barazuar 2. Përballja e fundit ishte në 2011. Në prag të supersfidës trajneri i Milanit Pioli është shprehur se ‘dy sfidat me Tottenham janë më të rëndësishmet në karrierën e tij’, ndërsa Conte është shprehur i lumtur që po rikthehet në San Siro dy vite pas u shpalll kampion me Interin. Gjithsesi italiani i skuadrës angleze shton se ‘nuk është në 100% e tij për shkak të një operacioni pak dit më parë’. Për këtë ndeshje Tottenham ka mungesën e Bentacur, Hojbjerg, Bissouma dhe portierit Lorris, ndërsa Milan ka rikuperuar Tomor-in, por të padisponueshëm janë Bennacer, Florenzi, Maignan dhe Dest.

Ndërkohë po në orën 21:00 do jetë superpërballja mes Paris SG dhe Bayern Munchen, që nga shumë po kosniderohet si finale e parakohshme. Trajneri i parisienëve Gatlier ka rikuperuar Mbappen, i cili thuhej se do e kishte të pamundur, por nga ana tjetër duhet të bëjë bashkë një ekip që duket se ka shumë përçarje. Çështje të tjera janë rinovimi i mohuar i Messi-t, por edhe Neymar i cili ka lënë të kuptohet se do largohet në fund të sezonit.

Nga ana tjetër Bayern vjen me një atmosferë shumë më të mirë, por ka mungesa të rëndësishme si mbrojtësi Hernandez dhe Mazroui, portieri Neuer apo edhe sulmuesi Mane. Në 2020 Bayern-i fitoi finalen e Champions League kundër Paris SG, ndërsa një vit më pas francezët u hakmorrën duke eliminuar gjermanët në çerekfinale. Sot do jetë një tjetër përballje ku rezultati nuk dihet, por spektakli i lojës së magjishme është i garantuar.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?