Shorti në Champions League/ Inter 'peshkon' sërish në Portugali! Chelsea përballet me 'galaktikët' e Real, Milan gjen fantastikët e Napolit

17 Mars 2023, 12:17| Përditesimi: 17 Mars 2023, 14:53

  • Share

Është hedhur shorti i Champions League për fazën çerekfinale ku ashtu siç pritej ka patur përplasje titanësh. Chelsea do përplaset me Real madrid, ndërsa Bayern-i me Manchester City. Inter do ketë përballë një tjetër portugeze pas Portos, ndërsa për Milanin kundërshtar do jetë ‘mrekullia’ e Napolit.

Vlen për t’u theksuar se çifti fitues me Milanit dhe Napolit do përballet në gjysmëfinale me Inter-Benfica. Pra gjasat për një euroderbi janë në këtë tur. Ndeshjet e para çerekfinale do luhen me 11 dhe 12 prill, ndërsa të kthimit me 18 dhe 19 prill.

Shorti

Real Madrid vs Chelsea

Inter vs Benfica

Manchester City vs Bayern

Milan vs Napoli

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?